Italia e Mancinit i mbyll me një fitore me golaedë eliminatoret e Europianit, duke mbyllur në perfeksion një fushatë kualifikuese me 10 fitore në po kaq ndeshje dhe me një golaverazh të përgjithshëm 37/4. Të kaltrit shkatërruan 9-1 në Palermo Armeninë, duke dëfryar tifozët sicilianë që kishin mbushur stadiumin“Enzo Barberan”. Nga një dygolësh realizuan në këtë sfidë Immobile dhe Zaniolo, ndërsa listës së shënuesve iu shtuan Barella, Romagnoli, Jorginho (11-metërsh), Orsolini e Chiesa. Për Armeninë, e padobishme rrjeta e Babayan. Po në Grupin J, Finlanda, e kualifikuar tashmë si e dyta, u mposht 2-1 nga Greqia, ndërsa Bosnjë Hercegovina fitoi 3-0 me Lichtensteinin.

Edhe Spanja e mbylli me një fitore të thellë 5-0 përballë Rumanisë në “Wanda Metropolitano”. Moreno realizoi dygolësh, ndërsa autorë të tjerë të golave ishin Ruiz dhe Oyrzabal, ndërsa Rus shënoi autogol. Po në Grupin F, Suedia fitoi 3-0 me Ishujt Faroe, ndërsa Norvegjia, që e mbylli në vendin e tretë, kaloi 1-2 Maltën në transfertë.

Në Grupin D, Zvicra, pas fitores 1-6 në fushën e Gjibraltarit, u kualifikua e para e grupit, ndërsa skuadra e dytë që do të marrë pjesë në Euro 2020 është Danimarka, që barazoi 1-1 në fushën e Irlandës, duke ruajtur diferencën për 3 pikësh me përfaqësuesen britanike.