Categories: ROZE

Ish-bashkëshorti u fejua papritur, reagimi i Khloe Kardashian është kaq i çuditshëm

Ish-partneri i Khloe Kardashian, Lamar Odom, ditën e djeshme ka shpallur fejesën me partneren e tij të re, Sabrina Parr.

Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me Sabrina-n, duke treguar se së shpejti ata do të martohen dhe partnerja do të marrë mbiemrin e tij.

“Ju prezantoj me të fejuarën time. Shumë shpejt znj. Parr-Odom. Ajo është e duhura”, shkruante ai në foton ku zbulonte edhe unazën me diamant që mbante në gisht e fejuara e tij.

Sigurisht që pas fejesës së papritur të gjithë u bëmë kuriozë të dinim veprimin e Khloe Kardashian dhe më në fund e mësuam.

Një burim i brendshëm i familjes ka treguar për “Us Weekly” se Khloe nuk është surprizuar nga kjo ndodhi.

“Ajo e dëgjoi lajmin e fejesës nga miqtë e përbashkët. Përsa i përket sesi u ndje pas kësaj, ajo është shprehur se i uron atij vetën lumturi. Kapitulli i saj me Lamar ka përfunduar dhe tani është koha për të ecur përpara”, ka treguar ai.

Khloe e ka marrë me sportivitet këtë ngjarje, pasi nga ndarja e saj me Lamar kanë kaluar disa vite.

Lamar ishte i martuar me Khloe Kardashian që prej vitit 2009 deri në vitin 2013.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

4 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

4 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

1 day ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

1 day ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

2 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

2 days ago