Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se ka përafrime me VV-në, por ende nuk ka harmonizim të përfunduar për programin qeverisës me VV-në.

“Do të vazhdojmë më nivelin e lartë, ku do të jem unë dhe nënkryetarët e LDK-së., që kanë punuar më programin. Do të vazhdojmë që kanë të bëjnë më investimet dhe dialogun me Serbinë”, tha Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, raporton RTKlive.

Sipas tij në takimet e ardhshme me VV-në, do të diskutohet për taksat, për mjetet e privatizimit e për tema të tjera. “Do të kemi kujdes që të mos ketë ngarkime për qytetarët e Kosovës me taksa”, tha ai.