Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas certifikimit të rezultateve, sot është takuar me deputetët e posazgjedhur të LDK-së të cilët do të jenë përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Mustafa i uroi deputetët e rinj dhe i njoftoi për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në, prioritetet e LDK-së gjatë këtij mandati dhe sfidat për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës.