Superliga e Kosovës rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 14-të.

Ditën e mërkurë janë paraparë të zhvillohen katër ndeshje, dy prej tyre shumë të rëndësishme.

Liderët e Superligës, skuadra e Ballkanit ka një tjetër test të vështirë, ku në Therandë pret KF Llapin, në ndeshjen që fillon nga ora 13:00.

Ndeshje për t’u mos u humbur është edhe ajo e orës 18:00 që luhet në ‘Fadil Vokrri’, me Prishtinën që takohet me kampionët e Feronikelit.

Një fitore eventuale e vendasve, do t’i largonte nga gara për titull kampionët, që së fundi kanë ndërruar trajnerin.

Dy ndeshjet tjera në orar për sot, janë edhe Drenica – Trepça ’89 dhe Drita – Dukagjini.