Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se “Nisma Socialdemokrate dhe partnerët e saj AKR dhe PD e kanë kaluar pragun zgjedhor, por nuk po mund të marrë vesh se kujt po i mbetet ende merak bashkëpunimi me kontrabandues helmues nga Serbia për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve”.

Postimi i plotë i tij:

Çka nuk ndodh në Kosovë me i jep më shumë rëndësi votës së kontrabanduar nga Serbia, votës helmuese, se sa vullnetit të lirë të popullit të Kosovës, të mbi 42 000 votuesve.

Nisma Socialdemokrate dhe partnerët e saj AKR dhe PD e kanë kaluar pragun zgjedhor, por nuk po mund të marrë vesh se kujt po i mbetet ende merak bashkëpunimi me kontrabandues helmues nga Serbia për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

KQZ-ja, anëtarët e saj, duhet ta ndalin këtë kontraband të ardhur nga Serbia dhe mos ta shtrembërojnë vullnetin e shprehur të qytetarëve më 6 tetor.

Nisma Socialdemokrate do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushteutese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit.