Futbollisti i famshëm japonez, Keisuke Honda është rikthyer në futbollin evropian.

Ish-ylli i Milanit dhe disa skuadrave të tjera ka nënshkruar me Vitessen në Holandë.

Mesfushori 33 vjeçar së fundi ishte pjesë e skuadrës australiane, Melbourne Victory.

Honda ka ardhur te Vitesse si lojtar i lirë dhe do të jetë pjesë e skuadrës holandeze deri në fund të sezonit.