Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka lëshuar edhe një deklaratë me të cilën duket se ia bën me dije Lëvizjes Vetëvendosje se asnjë parti nuk mund ta formojë qeverinë e vetme.

Këtë deklaratë, Haziri e ka dhënë në profilin e tij në Facebook.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit emri i kryeministrit kalon nëpër zyrë të LDK-së.

“Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së”, ka thënë ai.

Së fundmi, pjesë e grupeve punuese të LDK-së për takime me LVV-në në të cilat po bëhet përpjekja e përfarimit të programeve, është bërë edhe Lutfi Haziri.

Javën që po lëmë pas janë zhvilluar dy takime mes këtyre grupeve punuese dhe sipas zyrtarëve të këtyre dy subjekteve politike, takimet po shkojnë mirë në të cilat po arrihet pajtueshmëri, shkruan sinajli.