Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Arban Abrashi po marrin pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane ku do të zgjedhet presidenti dhe zëvendës presidentët e rinj, të kësaj familje të madhe politike.

Gjatë këtij kongresi emra të mëdhenj të demokracisë evropiane, si Tusk, Tajani, David McAllister do të shpalosin vizionin e tyre, për Bashkimin Evropian, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si anëtare e EPP-së, do të kontribojë në diskutime, përpilimin e rezolutave dhe debatet në “side events” të Kongresit.

LDK falënderoi edhe presidentin Joseph Daul, për pëkrahjen dhe angazhimin e deritanishëm për proceset integruese të Kosovës.