ryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Fahri Fazliu e Afrim Zhitia ishin ndër të parët që rezistencën e armatosur e kishin parë si mundësi të vetme për çlirimin e Kosovës dhe e mbajtën të pashuar idealin e lirisë, duke ia pasuar brezit të UÇK-së.

“Në 30-vjetorin e rënies së tyre, kam bërë homazhe në Bregun e Diellit në Prishtinë, në nderim të dy heronjve të kombit, të cilët përjetësisht do të mbesin frymëzim për sakrificën dhe heroizmin, në përpjekjet për të drejtën tonë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.