Categories: Qendrore

Haradinaj kujton dëshmorët Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kujtoi sot dëshmorët Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi të cilët ranë heroikisht më 6 nëntor 1998, gjatë betejës me forcat okupatore serbe në Opterushë të Rahovecit.

Haradinaj tha se përulemi me nderimet më të larta para veprës sublime të Tonit dhe Micit, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre që ranë në shërbim të atdheut dhe kombit, për ta vulosur lirinë.

“Që në fillet e luftës çlirimtare, Xhelal Hajda, epror ushtarak me përvojë, dhe Selajdin Mullabazi luftëtar i lindur, iu bashkuan rreshtit të luftës sonë për liri dhe ia shtuan forcën goditëse si dy nga luftëtarët më të zot shqiptarë të të gjitha kohërave. Përulemi me nderimet më të larta para veprës sublime të Tonit dhe Micit, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri që ranë 21-vjet më parë, në shërbim të atdheut dhe kombit, për ta vulosur lirinë dhe të drejtën tonë me jetën e tyre. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

22 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

22 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago