Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave. Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor.