Categories: Kuriozitete

Haaland kërkohet nga gjysma Europës, Salzburg kërkon 100 milion euro

Salzburgu e ka vendosur çmimin për super-talentin Erling Braut Haaland. Klubi austriak i kërkon hiç më pak se 100 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të ri norvegjez

Erling Braut Haaland është sensacioni më i ri i futbollit evropian.

Super-talenti norvegjez po shkëlqen në fanellën e Red Bull Salzburgut, në futbollin austriak, por edhe në atë evropian.

Prandaj, klubi austriak e ka vendosur çmimin për 19 vjeçarin.

Sipas mediave të huaja, Salzburgu i kërkon 100 milionë euro për Haalandin.

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur klubet e mëdha evropiane si Manchester United, Real Madrid e Juventus.

Haaland e shkroi emrin e tij në histori të Ligës së Kampionëve këtë edicion duke i realizuar në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve nga dy gola.

Një gjë të tillë nuk e kishte bërë askush tjetër më parë.

Klubi që e transferon atë do ta bëjë një zgjidhje afatgjate dhe të sigurt në sulm, pasi Haaland garanton gola, por edhe asistime.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

20 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

20 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago