Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vushtrri, ndërkaq bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje , është sulmuar nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, theksohet në raportin e policisë.