Një incident ka ndodhur gjatë tryezës së organizuar nga KDI, e ku ishte duke folur kryeministri Hoti.

Në momentin që Hoti ishte duke mbajtur fjalim, dy aktiviste të PSD-së kanë ndërprerë fjalimin e Hotit, shkruan lajmi.

Në ato momente kanë shpërthyer edhe fishkëllimat.

Të njëjtat, Hotit ia kanë përmendur të drejtat e grave, mirëpo se nuk është dëgjuar saktësisht se cila ishte arsyeja e një veprimi të tillë.

“Nuk e keni gjetë njeriun e duhur për këtë. Sepse jam në anën e juaj”, i është përgjigjur Hoti atyre.

“S’e keni gjet as vendin as njeriun e duhur me bo këtë veprim”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1929996383803412