Categories: Qendrore

Gjykata Komerciale garanton sigurinë juridike të bizneseve

Odat Ekonomike të Kosovës, po mirëpresin iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë, të përkrahur nga USAID-i, për përgatitjen e bazës ligjore që mundëson krijimin e Gjykatës Komerciale.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) po vlerësojnë se Gjykata Komerciale mund të jetë një nga shtyllat kryesore të garantimit të sigurisë juridike për bizneset vendëse dhe investitorët e huaj.

Kryetari i OEAK-ut, Arianit Zeka, thotë për Ekonomia Online, se ka qenë kërkesë e kamotshme e bizneseve formimi i një gjykate të tillë, e cila do të merrej me konteste të natyrës komerciale.

Ai thotë se mbështesin parezervë këtë nismë.

“Idenë e Gjykatës Komerciale e kemi mbështetur gjithmonë për shkak që na ka ardhur prej njërës prej tryezave që e patëm organizuar Oda Ekonomike Amerikane para tri viteve dhe është përgjigje ndaj kërkesave të shumta që sektori privat ka kur bëhet fjalë për  vonesat e shumta që ata ballafaqohen në trajtimin e natyrës së trajtimit të çështjeve të trajtimit të lëndëve të natyrës komerciale brenda sistemit ekzistues të drejtësisë i cili vonon shumë në trajtimin e natyrës së lëndëve komerciale dhe kjo ka paraqitur nevojën e të pasurit të një gjykate të veçantë e cila do të merrej vetëm me konteste të natyrës komerciale.

Zeka thotë se është  hartuar një koncept-dokument për këtë Gjykatë, ndërsa shprehet optimist se qeveria dhe kuvendi që do të vijnë do ta shtyjnë përpara këtë nismë që është në të mirë të bizneseve private.

“Ajo që është e mirë që Qeveria në detyrë tashmë ka iniciuar procesin e themelimit të  Gjykatës Komerciale është një program i veçantë i cili financohet nga ana e agjensionit për zhvillim ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të USAID-it, i cili ka ndihmuar në hartimin të koncept-dokumentit për krijimin e ligjit të veçantë për Gjykatën Komerciale, Është e dhimbshme që në momentin kur ky program i USAID-it ka përfunduar koncept-dokumentin për ligjin për Gjykatën Komerciale, qeveria ka dhënë dorëheqje  dhe kjo iniciativë mbetet deri në konstituimin e institucioneve të reja, edhe të qeverisë edhe të kuvendit të cilët do ta shtynë  dhe do ta aprovojnë edhe koncept-dokumentin por edhe ligjin kudo që do të vijë në Kuvend”, thotë ai.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e sheh të nevojshëm formimin e një Gjykate Komerciale për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me bizneset.

Ai thotë se kjo Gjykatë do të ketë ndikim direkt në tërheqjen e investitorëve të huaj.

“Ne veç kemi filluar të punojmë, ka qenë kërkesë e komunitetit të bizneseve dhe tash një kohë të gjatë me Ministrinë e Drejtësisë  dhe me një projekt të USAID-it  për drejtësinë komerciale kemi diskutuar edhe modalitetin edhe vizionin rreth gjykatës komerciale sidomos duke pasur parasysh faktin që sundimi i ligjit ka qenë një ndër problemet kryesore në  tërheqjen e investimeve të huaja dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë ai për EO.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

13 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

17 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago