Reperi i hiteve “Je shku”, “Si Bugatti”, “Yjet nalt” etj, Gjiko, shquhet për pasionin e tij të madh për makinat. Përveç makinave, ai ka edhe një jaht luksoz, që ishte blerja e fundit e kësaj vere, mirëpo duhet se nuk është mjaftuar me kaq! Reperi ka ndërmend të fusë në koleksionin e tij edhe një makinë të re të markës “Porche”.

Gjiko ka publikuar në InstaStory foto të makinës së re, për t’ia treguar ndjekësve, ndërsa krahas postimit shkruan: “Eja te babi vogëlush” Momentalisht, reperi ka treguar se po punon për 12 këngë të reja, për të cilat i ka paralajmëruar të gjithë të bëhen gati pasi do të jenë zjarr!