Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundur rusin, Aleksey Kondratyev.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që morri 6 sish.

Vendimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën në KiE do të kalojë edhe nëpër mekanizma të tjera të këtij Këshilli por që votimi i sotëm llogaritet si më i rëndësishmi.

Ndryshe RTK ka raportuar se rusi Aleksey Kondratyev, ka qenë i përfshirë në tentim kidnapim. Për këtë ka pasur reagim edhe nga organizatat e shoqërisë civile të cilët dërguan një letër ku kërkuan që Alexei Kondratiev të mos zgjedhet si Raportues për Kosovën, për shkak të veprimeve të tij të mëhershme në shkelje të të drejtave të njeriut.