Categories: Qendrore

Franca dërgon propozimin në Bruksel për zgjerimin e BE-së

Franca u ka dërguar vendeve të BE draftin me metodologjinë e re për zgjerimin, në të cilin kërkon “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, nga Komisioni Evropian kërkohet që deri në janar të vitit 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e anëtarësimit, që do të zbatohet gjatë fillimit të negociatave për anëtarësim me vendet kandidate.

Radio Evropa e Lirë (REL) kishte qasje në këtë dokument, në të cilin theksohet  se transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale janë shumë “të ngadalshme” për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe se nuk mjaftojnë përfitimet konkrete për qytetarët në vendet-kandidate.

Në këtë dokument, Parisi zyrtar e riafirmoi “mbështetjen e qartë” të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerëson se i gjithë rajoni i përket Evropës për nga historia, kultura dhe gjeografia e tyre.

“Lidhjet më të afërta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të konsolidohen, në bazë të sundimit të së drejtës dhe shoqërive të hapura pluraliste, të cilat merren me zhvillimin  e tyre ekonomik dhe social”, bëhet e ditur në dokumentin francez.

Sipas Francës, qasja e tillë ripërtëritëse do të duhej të bazohej në katër parime: Përcjellje graduale, kushte më të rrepta, përfitim më konkret dhe kthyeshmëri.

“Pasi që të hapen negociatat, procesi i integrimit më nuk do të bazohet në hapjen e kapitujve të mëdhenj tematik, por në disa faza të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave dhe skemë të vendosur nga BE-ja, duke i marrë parasysh karakteristikat specifike të secilit kandidat, ku është e nevojshme”, thuhet në dokumentin në të cilin ka pasur qasje REL-i.

Sundimi i së drejtës dhe të drejtat bazike do të mbeteshin kërkesë integruese që nga momenti i hapjes së negociatave, dhe do të mbeteshin të tilla në të gjitha sferat gjatë procesit. Gjithashtu, Parisi zyrtar propozon, kalimin nga njëra fazë në tjetrën që të ekspozohet në hollësi, ndërsa kryesisht do të bazohej në “progres të vazhdueshëm, të pacaktueshëm në sferën e sundimit të së drejtës”.

Vendet kandidate do të duhej t’i  përshtatin aftësitë e tyre institucionale dhe administrative të nevojës nga pjesëmarrja efikase në politika të ndryshme. Për anëtarësimin final do të vendoset në bazë të përmbushjes së aspiratave konkrete ekonomike dhe sociale.

Gjithashtu, me non-pejperin parashihet ndihmë financiare e plotë në periudhën para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, që  nënkuptonte instrumente më të mëdha para anëtarësimit dhe qasje deri te fondet strukturuese të cilat tani janë të rezervuara për vendet-anëtare të BE-së.

Propozimi kyç i Francës është në miratimin e parimit të kthyeshmërisë, sepse vlerësohet se kjo do ta sigurojë besimin dhe natyrën inkurajuese të procesit. Sipas Parisit, parimi i tillë është i domosdoshëm në situata kur vendi kandidat pjesërisht ose aspak nuk përmbush kritere të caktuara ose ka ndaluar që t’i ndërmarrë detyrimet e ndërmarra.

Në rast të tillë përgjigja evropiane do të mund të lëvizë nga ndalimi i ndihmës financiare deri në suspendimin e përgjithshëm, në rast që të sillen në pikëpyetje vlerat bazike të BE-së.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

4 hours ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

4 hours ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

11 hours ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

2 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

2 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

3 days ago