Fotografi mahnitëse nga e gjithë bota tregojnë në mënyrë të përkryer kuptimin e miqësisë në kultura, breza dhe madje specie të ndryshme.

Aplikacioni i fotografive Agora ka nisur një tjetër konkurs, ku fotografë duhet të sjellin përmes shkrepjeve të tyre kuptimin e miqësisë, një prej marrëdhënieve më të ngushta që ekziston. “Është një koncept universal që mund të perceptohet ndryshe në vende të ndryshme”, thotë shefi ekzekutiv i Agora-s, Octavi Royo. “Por rezultati është i njëjtë gjithandej, një jetë më e lumtur”.

Nga mijëra foto që u dërguan, 50 arritën në fazën finale, prej të cilave do të dalë edhe fituesi, që do të marrë si shpërblim 1000 dollarë.