Një kopshtar në landin lindor gjerman të Thuringias ka vendosur një rekord botëror në rritjen e perimeve më të mëdha në botë.

Patrick Teichmann synoi rekordin pasi voli 33 lloje të ndryshme perimesh të madhësisë XXL, përfshirë rrepa, qepë, karota dhe kunguj të varieteteve të ndryshme, në kopshtin e tij në qytetin e vogël të Poessneckut.

“Një rekord botëror është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një kultivuesi perimesh gjigante”, është shprehur Teichmann.

Ndërkohë suksesi i Teichmann u konfirmua nga Olaf Kuchenbecker, gjyqtari kryesor në Institutin e Rekordeve të Gjermanisë. l.k