Duke e parë që pas anulimit të votave nga Serbia, koalicioni Nisma-AKR-PD me shumë gjasa do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%.

Nëse ky koalicion e kalon pragun atëherë do të thotë që LVV dhe LDK nuk mund ta formojnë qeverinë të vetme dhe do të ju duhet përfshirja e një partie tjetër, shkruan Indeksonline.

Ditët e fundit është përfolur shumë për përfshirjen e subjektit të AKR-së në Qeverinë e Ardhshme.

Indeksonline kontaktoi me Sekretarin e AKR-së, Vesel Makolli për ta pyetur se cili është qëndrimi i këtij subjekti për t’u bërë pjesë e koalicionit LVV-LDK për ta formuar Qeverinë e Re.

Në një prononcim, Makolli tha se veprimet e AKR-së do të jenë të sinkronizuara me dy partitë tjera të koalicionit, Nisma dhe PD.

“Se pari ne ende nuk kemi certifikim te rezultateve te zgjedhjeve te 6 Tetorit, pasi që është ne proces numërimi i mbi 1400 vendvotimeve, e i cili do te zgjat edhe minimum dy jave.”

“Ky proces i rinumërimit i ka stopuar si duket edhe bisedimet për marrëveshje rreth formimit te qeverise edhe dy partitë fituese VV-ën dhe LDK-ën, andaj edhe ne ende nuk kemi menduar rreth përfshirjes apo mos përfshirjes sonë ne koalicionin qeverisës.”

“Ju e dini se ne kemi garuar ne këto zgjedhje ne koalicion edhe me dy parti tjera, andaj edhe veprimet ne te ardhmen do te jene te menduara, te planifikuara dhe te sinkronizuara se bashku.”

“Ne jemi parti liberale demokratike dhe i respektojmë mendimet dhe sugjerimet e çdo njërit anëtar, por vendimet merren ne organet gjegjëse te partisë, duke respektuar rregullat demokratike dhe duke pas parasysh ne rend te pare interesat shtetërore.”, u shprehë ai.