Categories: Lokale

Fazli Hajrizi publikon librin e ri, flet për Drenicën e Shalën e Bajgorës

Ky është postimi i tij i plotë që sqaron përmbajtjen:

Miq të nderuar, gëzimin që kam sot, dëshiroj ta ndaj me ju.
Sapo doli nga shtypi libri “Të dhëna etnokulturore në Drenicë dhe në Shalë të Bajgorës”.

Lënda e librit është strukturuar në tre kapituj, brenda të cilëve zënë vend tema të veçanta nga trashëgimia jonë kulturore e këtyre dy krahinave etnografike shqiptare.
Studimi i kapitullit të parë, “Drenica, krahinë e rëndësishme etnografike” trajton këto çështje: pozitën gjeografike dhe etimologjinë e emrit Drenicë; popullsinë dhe qendrat e banuara; unitetin kulturor dhe religjioz; ritet, mitet dhe besimet; lojërat popullore; fiset dhe organizimi i tyre; kultin e besës, të mikut dhe të armës; kanunin dhe pleqtë si interpretues të tij; familjen, organizimin e saj – roli i të zotit (zonjës) të shtëpisë; marrëdhëniet familjare e shoqërore; shtëpinë e banimit, kullën, objektet ndihmëse ekonomike; bujqësinë e blegtorinë; veshjen popullore, ushqimin; mjetet e punës; zakonet familjare e shoqërore, lindjen, martesën, vdekjen etj.
Në kapitullin e dytë zënë vend shkrime që bëjnë fjalë për disa thërrmija kulturore në Shalë të Bajgorës: për plisin si pjesë e veshjes kombëtare; për eposin e kreshnikëve; për ritet e dasmës; për angazhimin e disa punonjësve shkencorë dhe të tjerëve në vjeljen dhe studimin e thesarit të kulturës popullore në këtë mjedis; për figurën e Isa Boletinit në këngët popullore etj.
Në kapitullin e tretë janë përfshirë shkrime vlerësuese (recensione) për gjashtë vepra të pesë autorëve tanë, që trajtojnë çështje të folklorit shqiptar në përgjithësi.

Redaksia

Share
Published by
Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

1 day ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

1 day ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

2 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

3 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

3 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

4 days ago