Reperja e hitit “Best On Earth” në bashkëpunim me Russ, Bia, është kthyer në një ndër emrat më të njohur në botën e muzikës.

Bashkëpunimi i tyre ka arritur të renditet në 50 këngët më të mira në “Billboard” dhe teksa suksesi i këngës sa vjen e rritet, Elvana Gjata ka gjetur rastin të përgëzojë reperen amerikane.

Në InstaStory, këngëtarja ka treguar se është mikeshë me Bia-n, të cilën madje e quan motër.

Ajo ka ndarë dy foto krah reperes më “in” të momentit, ndërsa krahas tyre shkruan:

“Jepi motër! I meriton të gjitha! Fitues është ai që ngrihet një herë më shumë sesa rrëzohet”.

Prej kohësh këngëtarja shqiptare po synon tregun ndërkombëtar dhe me siguri kontaktet e saj me artistë të huaj e kanë njohur edhe me reperen amerikane.