Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se sonte do të fillon numërimi i fletëvotimeve të aprovuara.

“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, tha Elezi.