Categories: ROZE

Edhe qesh edhe qan, kush nga ju mund ta deshifroj reagimin e Feros

Tashmë nuk po dimë se çfarë të mendojmë për çiftin Fero-Arbenita!

Siç raportohet, dyshja besohet se është ndarë dhe kanë qenë veprimet e tyre në Instagram, apo postimet që kanë vërtetuar atë që përflitej prej javësh tashmë.

Kjo ndodhi pak pasi kishin nisur bashkëjetesën në Gjermani së bashku. Ndërsa tani reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli jo vetëm që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por jetojnë dhe shumë larg njërit-tjetrit.

Këtë e ka konfirmuar vetë reperi përmes një postimi ku tregon se është ndarë nga modelja simpatike. Ai e shoqëron postimin me disa emoji duke qarë dhe më pas duke qeshur, për të na bërë më tepër konfuz sesa jemi.

E megjithatë në një postim të dytë reperi e pranon se fajin për ndarjen e ka pasur vetë ai. Fero e shoqëron postimin me disa emoji duke qarë, si për të treguar se është penduar!

Kjo vjen pak ditë pasi Fero publikoi një video ku shfaqej së bashku me një vajzë me flokë të gjatë, por pa i zbuluar fytyrën.

Ai ka preferuar ta mbajë të fshehtë imazhin e saj duke shtuar më tepër dyshimet!

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

5 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

10 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago