Categories: ROZE

E tha prap, Loredana po sigurohet mirë që Mozzik ta marrë këtë “mesazh”

Prej disa muajsh, Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë dhe këtë lajm e konfirmoi vetë reperja në profilin e saj në Instagram.

Ajo tregoi se tashmë ishte një nënë beqare, e cila duhet të punonte fort për të mbajtur veten dhe vogëlushen e saj. Mirëpo, duket se gjërat mes çiftit nuk kanë përfunduar në mënyrën e duhur.

Herë pas here, Loredana dhe Mozzik kanë thumbuar njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Shumë shpejt Mozzik do të publikojë këngën e tij të re të titulluar “Dhelpër dinake”, e cila mendohet se i dedikohet Loredanës, mirëpo as kjo e fundit s’i ka kursyer thumbimet.

Për të dytën herë, reperja publikoi në InstaStory të njëjtën deklaratë për ish-in e saj, ku shkruhet:

“Nëse nuk je i lumtur me jetën tënde tani, thjesht kujtohu se është dikush që po njihet me ish-in tënd dhe po mendon se ai është special.”

Loredana e ka shoqëruar postimin me një emoji duke qeshur me lot. Mesa duket, ajo po sigurohet mirë që Mozzik dhe çdokush tjetër ta marrë këtë mesazh prej saj. Pra, nuk ka paqe në horizont dhe Loredana dhe Mozzik do të vazhdojnë ende të ndarë!

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

20 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

20 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago