Ndarja e Selena Gomez nga Justin Biber dhe kurorëzimi i dashurisë së tij me Haily-n në martesë bëri bujë të madhe në mbarë botën.

Kohëve të fundit nëpër mediat rozë kanë qarkulluar disa lajme për Selena Gomez. Thuhet se këngëtarja ka qenë në një lidhje dashurie me ish-anëtarin e grupit “One Direction”, Niall Horan dhe më pas ajo filloi një romancë tjetër me themeluesin e “KROST”, Samuel Krost.

Mesa duket Selena nuk i ka pranuar këto thashetheme dhe ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.

Ajo sqaron se nuk është në lidhje me askënd: “Nuk po dal me askënd. Kam dy vjet që jam beqare”.