axhi Hoti, i cili e kishte kërcënuar liderin e VV-së , Albin Kurtin, sot i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Lajmin e bëri të ditur, avokati i Hotit, Rasim Hoti që është edhe vëllau i tij.

Ai ka thënë se ky vendim është i drejtë.

“I drejtë dhe i bazuar në ligj vendimi i datës 23.01.2020, me të cilin i është ndërprerë masa e paraburgimit të mbrojturit tim Haxhi Hoti”, shkroi Rasim Hoti në Facebook.