Modelja e njohur çeke Alena Seredova, e cila është bërë pjesë e botës së spektaklit në Itali, ka folur për tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj, ish-portierit të kombëtares italiane Gigi Bufon.

Seredova ka vendosur gjithmonë para të gjithave dashurinë për familjen, duke evituar polemikat dhe problemet me ish-bashkëshortin e saj, por tashmë që ka rigjetur qetësinë, mund të flasë pak më lirshëm.

Ajo është shprehur:

Tradhtinë e tij e mësova në radio. Isha e parafundit që e mora vesh. Pas meje e mësoi im atë. Mendoj se jam bërë më e mirë pas atij episodi. Isha me fat, pasi kemi ende një familje të ekuilibruar si nga njëra anë edhe nga tjetra.”

Seredova vendosi që të divorcohej në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë e ka pohuar vetë Buffon në një intervistë teksa është shprehur se ajo mund t’i hapte shumë probleme, por u tregua e mrekullueshme”.

Gjatë emisionit “Vieni da me” Seredova tha se, mban ende fotografi ku është me ish- të shoqin dhe fëmijët.

Moderatorja tashmë është e fejuar me Alessandro Nasi.