Categories: Qendrore

Deklarata e Albin Kurtit për punësimin e njëkohshëm të mjekëve sjell pakënaqësi

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ditë më para deklaroi se gjatë qeverisjes së tij mjekët duhet të zgjedhin sektorin në të cilin duan të punojnë, pasi që do t’u pamundësohet punësimi i njëkohshëm në sektorin publik dhe atë privat. Por kjo deklaratë e Kurtit ka zgjuar pakënaqësi te shumica e punëtorëve shëndetësorë.

Vlerësimi i kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se me ardhjen e tij në pushtet mjekët nuk do të lejohen të punojnë në dy sektorë, atë publik dhe privat, për mantelbardhet është në kundërshtim me ligjin.

Xhemajl Selmani, nga Federata Sindikale e Mjekëve të Kosovës, tha për Radio Kosovën se Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2013 u kishte dhënë të drejtë mjekëve të punojnë në të dy sektorët.

“Unë konsideroj që ne ia kemi bërë me dije kryeministrit në ardhje se ku janë limitet, dhe se ato limite nuk duhet t’i shkelë jo vetëm ai por secili që vjen edhe pas tij. Ai mund t’i shkaktojë telashe vetvetes por edhe neve edhe popullatës”, tha ai.

Doktor Selmani ka një këshillë për kryeministrin në ardhje, Albin Kurti.

“Për tetë orëshin e punës, të cilit i përgjigjët sektori publik, ta kontrollojë që të mos mund të punojë tjetër kund. Se çka bën mjeku mbas orarit të punës, është çështje individuale dhe e drejta për punë futet në Konventën për Të Drejtën e Njeriut”, potencoi ai.

Por, në deklarimet e pasurisë që janë bërë këtë vit në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, është parë se disa nga mjekët punojnë deri në pesë vende të punës përfshi edhe Institucionet Publike Shëndetësore.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

6 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

6 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

1 day ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

1 day ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

2 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

2 days ago