Ai në një postim në Facebook shkruan se triumfi i lirisë e dashuria për atdhe, mes çdo personaliteti politik, bënë dallim e spikat një emër, një familjar e udhëheqës shembullor, Kadri Veselin.

“Kryetar, Ferizaj dhe gjithë Kosova ndajnë një vullnet të sinqertë e besëplotë se ju, si në çdo stuhi, do ta nxirrni Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e vetveten, faqebardhë e krenare! Çdo gjykatë e nismë e drejtësisë ndërkombëtare, do të ketë një dhe vetëm një përfundim: pastërtinë e luftës çlirimtare, lavdinë e heroizmin e djemve e vashave që mbrojtën me jetë e gjak atdheun. Mundin e sakrificat tuaja, nuk i harron Kosova, nuk i tret as koha e as epoka! Ngadhënjen fitorja e drejtësia, aty ku pa kursim, u derdh gjaku për liri. Me ty, për Kosovën që të njohu gjithmonë si fitimtar!”, shkruan Aliu.