Sulmuesi i PSG-së, Edison Cavani është i palumtur me pozicionin e tij te kampionët e Francës.

Uruguaiani nuk ka arritur të gjejë formën më të mirë që prej transferimit të Mauro Icardit gjatë afatit veror. Kjo ka bërë që sulmuesi të jetë i pakënaqur nga gjiganti francez.

Kontrata e tij me klubin skadon në verën e ardhshme, por PSG nuk po tregon dëshirën për ta shitur lojtarin.

Për Cavanin gjatë afatit veror ka pasur disa interesime nga kampionati italian.