Ndihmat për Shqipërinë nuk kanë munguar as nuk është kursyer nga askush, por më së shumti nga vëllezërit dhe motrat nga Kosova.

Të gjithë janë solidarizuar me shtetin amë, e kjo nuk ka munguar as nga figurat e njohura në vendin tonë.

Një nga ta është edhe reperi i njohur, Capital T  i cili që nga mbrëmë ka bërë apel që të ndihmohet në çfarëdo lloj mënyre.

Sot ai është nisur drejt Shqipërisë teksa ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet afër një kamioni të mbushur me ndihma.

“Rrugës për Shqipëri”, ka shkruar reperi sipër imazheve.