Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se lojtarët në Kosovë paguhen më shumë sesa në Suedi, ndërsa trajneri Arsim Plepolli ka shtuar se në Llap ka lojtarë që paguhen mbi pesë mijë euro në muaj.

Duke biseduar për zhvillimin e kampionatit kosovar ndër vite, Bunjaki theksoi se lojtarët në Kosovës marrin paga më të mëdha sesa ata në Suedi.

“Unë në Kosovë e di që jepen paga të mëdha për lojtarët të cilët… mua më vjen mirë, por në Suedi ato paga nuk janë, të jeni të bindur që nuk janë. Profesionalizmi nuk rritet pse  një lojtar e ka një rrogë ekstrem të lartë”, ka thënë Bunjaki në “Favorit” në T7.