Categories: LokaleSkenderaj

Brenda 10 minutave dy aksidente në Skenderaj

Dy aksidente në trafik kanë ndodhur sot pasdite brenda intervalit kohor prej 10 minutave, afërsisht rreth orës 15 e 45, në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, ku për fat të mirë e gjitha ka kaluar pa lëndime në njerëz.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes, në njërin rast shihet kombi teksa ka dal jashtë shiritit rrugor, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve klimatike me reshjet e borës që filluan sot.

Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes, për t’i hetuar shkaqet e aksidenteve.

Në këtë kohë kur kanë filluar reshjet e borës dhe rënia e temperaturave nën 0 gradë, të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion do të duhej të bënin kujdes dhe të kenë vëmendjen gjatë ngasjes, për të shmangur aksidentet dhe rrezikun në trafik. (TV Drenica)

Redaksia

Share
Published by
Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

21 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

21 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago