Categories: Kuriozitete

Berisha nuk pranoi të luante, Lazio e nxjerr në shitje

Valon Berisha nuk po gjen qetësi te Lazio dhe mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori nga Kosova ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion me klubin italian dhe nuk pëlqehet nga trajneri Simone Inzaghi.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në Serie A ku në total ka 21 minuta, ndërsa ka luajtur në tri të tjera në Ligën e Evropës në total 128 minuta.

Inzaghi kishte dashur ta përfshinte në formacionin startues të enjten ndaj Cluj që Lazio e fitoi me rezultat minimal 1-0.

Edhe pse kosovari ishte projektuar të jetë në formacionin titullar, ai në fund nuk ka pranuar të luaj duke u ankuar në një lëndim.

Mediat italiane kanë raportuar se lojtari nuk ka fare lëndim dhe se nuk ka dashur të rrezikojë në një ndeshje të parëndësishme pasi Lazio thuajse është eliminuar nga grupet, raporton telegrafi.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit Inzaghi i cili pastaj vendosi të mos ta grumbullojë fare Berishën.

Gjithnjë sipas medieve italiane, klubi kryeqytetas e ka nxjerrë në shitje mesfushorin nga Kosova dhe pritet ta largojë atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

4 hours ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

4 hours ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

10 hours ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

2 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

2 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

3 days ago