Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari do të vizitojë familjen Abazi në Liqovë të Epërm nga Gjilani, me ç`rast familjes do t`i dhurohen 5,000 euro.

Jashari do të jetë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe parat do t’i dhurohen familjes që humbi dy djemtë e saj në tërmetin që e goditi Shqipërinë të martën e kësaj jave.

Nisja për në Liqovë te familja Abazu bëhet në ora 12:00, nga Skenderaj.Bekim Jashari sot do të vizitojë familjen Abani në Liqovë të Epërm