Categories: ROZE

Bebe Rexha solidarizohet me shqiptarët, premton mbledhje të fondeve

Pas tragjedisë në Tiranë, ka reaguar edhe Bebe Rexha.

Tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë, shkaktoi viktima të shumta e dëme materiale.

Shqiptarët anë e mbanë botës janë mobilizuar për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe artistët shqiptarë që po gëzojnë famë botërore: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Gashi e Stanaj.

Së fundi, reagoi edhe Bebe Rexha, ajo përmes një videoje është solidarizuar me shqiptarë, ndërsa ka premtuar se do të sigurojë fonde për t’i ndihmuar vëllezërit shqiptarë.

“Së pari më vjen keq për gjithçka që është duke ndodhur për njerëzit e mi në Shqipëri. Jam duke u munduar të gjej një mënyrë për të siguruar fonde të mjaftueshme për të ndihmuar sado pak. Jam duke u lutur për ata që janë ndikuar nga kjo fatkeqësi. Ju dua shumë”, tha Bebe.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

21 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

21 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago