Bashkimi Evropian ka një kandidat kryesor për rolin e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë në kërkim të një figure të shquar për rolin e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor.

Kandidati më serioz është shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

BE-ja dëshiron që në këtë formë ta zbusë ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

Si njohës i mirë i rrethanave dhe politikan me përvojë, Lajçak, i angazhuar në funskione të ndryshme, është kandidati që i plotëson të gjitha kushtet.

Madje, Lajçak thuhet se tashmë ka biseduar rreth rolit të ri me kreun e ardhshëm të diplomacisë evropiant, Josep Borrell.

“SHBA ka dy përfaqësues për Ballkanin Perëndimor kurse ne asnjë. Andaj, për këtë arsye gjërat janë duke shkuar kështu”, citohet të ketë thënë Lajçak gjatë takimit me Borrellin.

“Castingu” është i hapur që një kohë, prej kur ishte caktuar përbërja e re e Komisionit Evropian.