Ky mund të jetë sezoni i fundit që Alexander Nubel luan me Schalken. Një nga portierët e rinj më të talentuar në Gjermani, duket drejt kalimit te Bayern Munchen. 23-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Gelsenkirchen, ndërkohë që prej kohësh ai e ka shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesë e bavarezëve.

Nubel konsiderohet si pasuesi i Manuel Neuer jo vetëm si portier i Bayern Munchen por edhe në Kombëtaren e Gjermanisë. Për të bindur 23-vjeçarin të qëndrojë në “Veltins Arena”, drejtuesit e Schalkes i kanë ofruar një pagë më të lartë se ajo që portieri do të përfitonte në Bavari, por deri tani bisedimet nuk kanë patur rezultat.