Bayer Leverkusen e ka tronditur Atletico Madridin në mbrëmjen e sotme të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 2:1, ndërkohë që Atalanta e ka ndalur Manchester Cityn me një barazim 1:1, me Real Madridin që e shkatërroi 6:0 Galatasarayn dhe Paris Saint-Germainin që e mundi 1:0 Club Brugge dhe Tottenhamin që e poshtëroi 4:0 Crvena Zvezdën midis Beogradit.

Ka mjaftuar një gol i Mauro Icardit në minutën e 22-të të takimit, që Paris Saint Germain të marrë fitoren e katërt radhazi në grupet e Champions League dhe të sigurojë kalimin për në fazën e 1/8-ave.

Parizienët triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj belgëve të Club Bruge, duke marrë fitoren e katërt në po kaq takime, ndërsa kanë arritur të shënojnë 10 gola dhe të mos pësojnë asnjë.

Një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit mori edhe Reali i Madridit, që mposhti me rezultatin e thellë 6-0 Galatasarayn dhe u ngjit në kuotën e 7 pikëve.
Braziliani i talentuar Rodrygo ishte heroi i madrilenëve mbrëmjen e sotme duke shënuar tre gola dhe marrë topin në shtëpi, ndërsa goleada u kompletua nga dopieta e Benzema dhe goli i Sergio Ramos.

Atalanta mori pikën e parë në grup, në Champions League, pasi ndali Manchester Cityn në barazim 1-1, teksa golit të Sterling në pjesën e parë, iu përgjigj Pasalic në 45-minutëshin e dytë. Barazim 3-3 doli edhe sfida tjetër e grupit, mes kroatëve të Dinamos së Zagrebit dhe ukrainasve të Shakhtar Donetskut.

Tottenham bëri detyrën në transfertën serbe ndaj Crvena Zvezdës, ku triumfoi 0-4 dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, ndërsa Bayer Leverkusen mposhti 2-1 Atleticon e Madridit, duke marrë fitoren e parë në grup dhe rihapur shpresat për kualifikim.

Grupi A
Paris Saint-Germain – Club Brugge 1 – 0
Real Madrid – Galatasaray  6 – 0

Grupi B
FC Bayern München – Olympiacos 2 – 0
FK Crvena Zvezda – Tottenham Hotspur 0 – 4

Grupi C
Atalanta – Manchester City 1 – 1
Dinamo Zagreb – Shakhtar Donetsk 3 – 3

Grupi D
Lokomotiv Moscow – Juventus 1 – 2
Bayer Leverkusen – Atletico Madrid 2 – 1