Vitet kalojnë dhe Suarez nuk mund të mbijetojë edhe shumë gjatë në krye të sulmit të Barcelonës, një gjë të tillë e ka thënë edhe vetë lojtari i cili i ka kërkuar klubit të gjejë zëvendësuesin e tij.

U përfolën shumë emra, Kane, Martinez, Icrdi apo edhe të tjerë emra të njohur, por si duket drejtuesit e Barces kanë pikasur një tjetër sulmues jo shumë të njohur që është pjesë e kampionatit francez.

Wshtë sulmuesi Lille, Victor Osimhen.

20-vjeçari nga Nigeria po shkëlqen në këtë sezon, me 8 gola dhe 2 asiste të regjistruar në 14 ndeshje.

Vlera e tij në treg është 13 milionë euro, por kjo shifër mund të rritët ndjeshëm nëse Barça do të vendosë të hidhet në sulm për të.