Categories: Kuriozitete

Austria U21 e fortë për Kosovën U21

Austria U21 është treguar skuadër shumë e fortë përballë Kosovës U21, duke fituar bindshëm prej 4-0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Ried të Austrisë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Evropianit 2021, raporton RTKLive.com.

Kombëtarja jonë e cila në këtë duel hyri pa gjashtë lojtarë titullar për shkak të lëndimeve, nuk ia doli t’i bëj ballë skuadrës austriake, e cila gjatë terë lojës ishte ekipi dominues në terren, duke shënuar katër gola.

Marko Ragus (14’), hapi llogarinë në këtë ndeshje, duke kaluar skuadrën nikoqire në epërsi prej 1-0. Ndërkohë, Marco Fridel (20’, 69’), vjen me dygolësh derisa Sandi Lovric (74’), mbylli serinë e golave në këtë ndeshje duke realizuar golin e katërt për Austrinë nga pika e bardh.

Rastin më të mirë për Kombëtaren tonë, e kishte Mustafa në minutën e 86-të, kur kaloi edhe portierin austriak, e më pas nuk ia del të qojë topin në portën e zbrazët.

Pas kësaj fitore, Austria ka 12 pikë, aq sa ka edhe lideri i tabelës, Anglia, kurse, Kosova renditet e treta me gjashtë pikë të grumbulluara.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

11 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

15 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago