Categories: Kuriozitete

“Arteta ende se ka sjell stilin e Manchester Cityt në Arsenal”

Ish ylli i Gunner beson se trajneri i ri i Arsenalit ende ka punë për të bërë, pasi që ndikimi i lojës së Pep Guardiolës nuk është parë në klubin nga Londra Veriore

Mikel Arteta ishte besuar se do të sillte një pjesë të lojës së Pep Guardiolas në Arsenal, thotë Stewart Robson, por Gunners ende duhet të presin që trajneri i ri ta kthejë në binar ekipin e tij.

Robson thotë se ka parë pak progres në stilin e Arsenalit-s’paku nuk është ajo që kanë pritur shumica e fansave për ta parë.

“Ai duhet të këtë më shumë konsistencë sidomos nga mënyra se si luan skuadra në një pjesë dhe në pjesën tjetër. Janë disa ndeshje ku Arsenali totalisht nuk ishte në lojën e tij”, ka thënë ish mesfushori i Gunners për Love Sport Radio.

“Kujtojeni pjesën e parë me Leeds ku ata as nuk mund të ju ofroheshin e tyre. Kujtojeni pjesën e dytë kundër Chelsea në Emirates ku për 20 minuta Arsenali ishin të shkëlqyeshëm. Pastaj ata u kthyen në strofullën e tyre, duke u mbrojtur tepër në thellësi dhe Chelsea u kthye në lojë”.

Arsenali bëri një betejë të vërtetë për një pikë në derbin e mesjavës kundër Chelsea, por kanë vetëm një fitore në Premier ligë me Artetan-kundër Manchester United, transmeton GE.

“Arsenali i vjetër e mbante topin vet, ata i ndalonin skuadrat kundërshtare të luajnë në pjesën e tyre të fushës. Kjo skuadër e Arsenalit nuk e bën këtë. Ata nuk ia bëjnë fare të vështirë kundërshtarëve luajtjen në pjesën e tyre të fushës. Kjo është edhe ajo çfarë bën Pep Guardiola në Manchester City dhe kam menduar që të njëjtën gjë do ta sjell Mikel Arteta në Arsenal”, ka shtuar Robson.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

20 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

20 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago