Arsenali është duke konsideruar shitjen e mesfushorit Granit Xhaka në afatin dimëror.

Trajneri Unai Emery, ka raportuar se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit, derisa në krye të “Topçinjve” pritet të jetë sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas mediave angleze, kosovari nuk ka të ardhme në klub, pasi Emery nuk ka arritur ta pohojë se Xhaka do të qëndrojë.

“E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Kemi ndeshje të rëndësishme të shtunën”, deklaroi ai.

Emery ka vendosur që Xhaka të mos luaj kundër Victoria Guimaraes, klub më të cilin do të luajnë sot.