Categories: Qendrore

Anëtari i PSD-së për takimin Sveçla-Gjuriq: Demaskimi i hipokritëve po ndodh

Anëtari i PSD-së Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj takimit të djeshëm të Xhelal Sveçlës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ai përmes një shkrimi në Facebook i quan anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte edhe ai para se të dilte në PSD, si hipokritë.

“Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre. Sepse ky është morali hipokrit popullist: çka do që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çka do që bëjnë të tjerët është “tradhti ndaj popullit”. E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim”, shkruan Krasniqi.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

5 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

5 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

1 day ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

1 day ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

2 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

2 days ago