Piktori mitrovicas, Kushtrim Istrefi, ka mbajtjur ekspozitën e radhës në Frankfurt të Gjermanisë.

Aty pati vizitorë të shumtë, por nuk munguan as fytyrat politike.

Një prej tyre ishte edhe fituesi i zgjedhjeve, pretendenti për kryeministër, Albin Kurti.

Istrefi është vizituar nga Kurti, me të cilin kanë biseduar për krijimtarinë e tij, por edhe për artin në përgjithësi.