Categories: Kuriozitete

Abidal konfimon: Rakitiç do largohet në janar

Aventura e Ivan Rakitiç tashmë duket e përfunduar dhe pritet vetëm hapja e merkatos së janarit në mënyrë që diçka e tillë të bëhet zyrtare. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe nga drejtorit teknik i klubit katalanas, Eric Abidal.

Ish-mbrojtësi francez deklaroi se vendimi për largimin e Rakitiç është tërësisht sportiv dhe se vet lojtari është lajmëruar prej kohësh për diçka të tillë. Në fakt zërat për destinacionin e ardhshëm të kroatit flasin për interesimin e Atl. Madrid, Interit apo Juventusit.

Mediat pranë klubit katalanas pohojnë se mesfushori e ka vendosur të ardhmen e tij dhe sipas tyre, ish-lojtari i Sevillas ka zgjedhur të bashkohet me Juventus në Seria A. Gjithsesi për të parë nëse një transferim i tillë do të kryhet apo jo, duhet të presim edhe disa javë të tjera, kur të hapet edhe merkatoja e muajit janar.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

4 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

4 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

1 day ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

1 day ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

2 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

2 days ago