Modelja Kejvina Kthella është përfolur gjatë për një lidhje me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën.

Edhe pse asnjëra nga palët nuk ka reaguar, këtë herë Kejvina ëhstë ngacmuar në Shiko Kush Luan për këtë çështje.

Lidhur me këto fjalë dyshja ka preferuar të mos reagojë, megjithatë mbrëmjen e kaluar e ftuar në “Shiko kush Luan”, Kejvina ka thyer heshtjen.

Ajo është pyetur mbi të vërtetën e këtyre thashethemeve dhe ne morëm një përgjigje më në fund.

“A është e vërtetë që je në një lidhje me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën? Nëse jo, na trego emrin e partnerit tënd”,-ka qenë pyetja e Florit.

Ndërkohë Kejvina ka mohuar lidhjen me Thomasin, por nuk ka preferuar të tregojë se kush i ka vjedhur zemrën. Pra ajo nuk është me portierin e kombëtares, por nuk ka treguar për statusin aktual.